Site icon Telegrafi

Musk thotë se nuk do të kthejë në Twitter teoricienin e konspiracionit Alex Jones

Elon Musk thotë se nuk do të lejojë të kthejë në Twitter, teoricenin e konspiracionit, Alex Jones.

Gjatë fundjavës llogaritë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, reperit Ye (Kanye West) dhe influencuesit Andrew Tate u riaktivizuan të gjitha, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, Musk iu përgjigj postimeve në Twitter të cilët pyetën nëse Jones do të jetë personi i radhës që do t’i kthehet llogaria.

Ai shkroi se fëmija i tij kishte vdekur dhe se ai “nuk kishte mëshirë” për këdo që “do të përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”.

Nevada Alexander Musk vdiq në vitin 2002, dhe ishte vetëm 10-ditëshe.

Musk tha se foshnja e tij vdiq në krahët e tij dhe ai “ia ndjeu rrahjen e fundit të zemrës”.

Nikoqiri i Info Wars, Jones është detyruar të paguajë 1.44 miliardë dollarë dëmshpërblim pasi pretendoi në mënyrë të rreme dhe të përsëritur se ngjarja e shtënave në shkollën Sandy Hook, ku u vranë 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur, ishte një mashtrim.

Në gusht të vitit 2018 ai u ndalua nga Facebook, Spotify, Apple dhe YouTube.

Ata që kërkuan kthimin e tij përfshinin manjatin e diskutueshëm të internetit Kim Dotcom.

Në një video të postuar në platformën Rumble, Jones tha se nuk i interesonte të ishte në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version