Elon Musk ka pohuar se blerja e Twiiter për 44 miliardë dollarësh është “në pritje” shkaku i një raporti mbi numrin e madh të llogarive të padëshiruara dhe false në rrjetin social.
“Marrëveshja me Twitterin përkohësisht është në pritje pasi po presim detaje që mbështesin vlerësimin se llogaritë e padëshiruara/fake janë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”.
Twitter dha një përditësim rreth numrit të përdoruesve fals në platformë, duke thënë se “ne kemi kryer një rishikim të brendshëm të një kampioni llogarish dhe vlerësojmë se mesatarja e llogarive false ose të padëshiruara gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 përfaqësojnë më pak se 5% të mDAU [përdoruesve aktivë ditorë të mundshëm] gjatë tremujorit”.
Twitter deal temporarily on hold pending details supporting calculation that spam/fake accounts do indeed represent less than 5% of usershttps://t.co/Y2t0QMuuyn
— Elon Musk (@elonmusk) May 13, 2022
“Pasi të përcaktojmë se një llogari është e padëshiruar ose ka qëllim të keq apo është fals, ne ndalojmë së numëruari atë në mDAU-në tonë ose metrika të tjera të lidhura me të”, shkruan në deklaratë.
Miliarderi beson se oferta për gjigantin e mediave sociale është shumë e lartë nëse rezulton se kompania ka nënvlerësuar përqindjen e përdoruesve që janë llogari të padëshiruara.
MDAU është një metrikë kyç në përcaktimin e vlerës së kompanive të mediave sociale, pasi përdoret për të ndihmuar në llogaritjen e sasisë së të ardhurave nga reklamat që platforma është në gjendje të bëjë. /Telegrafi/