Kur Tesla më në fund të fillojë të nxjerrë Cybertruck nga linja e prodhimit në vitin 2022, automjeti elektrik do të debutojë me një variant me katër motorë.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori ekzekutiv Elon Musk, i cili shkroi në Twitter se modeli do të ofrojë “kontroll të pavarur dhe të shpejtë të përgjigjes së çdo rrote”, përcjell Telegrafi.
Disa automjete të tjera elektrike kanë një motor në secilën rrotë, duke përfshirë R1T të Rivian.
Musk gjithashtu përsëriti se Cybertruck do të ketë drejtim me rrotat e përparme dhe të pasme.
Ai më parë vuri në dukje se makina elektrike do të ofronte “timon me rrota të pasme”, i cili do t’i mundësojë të lëvizë diagonalisht, “si një gaforre”. /Telegrafi/
Rumor has it that the Cybertruck is no longer configurable on the Tesla site because they're debating getting rid of the single motor version and having only 2, 3, and 4 motor variants. $TSLA pic.twitter.com/dkcHcr8QUQ
— Whole Mars Catalog (@WholeMarsBlog) December 2, 2021