Tesla Cybertruck mund të jetë tani produkti më interesant i prodhuesit të automjeteve elektrike, por kjo kjo nuk do të thotë se kamionçina do të jetë e para në linjë për të marrë përditësimet Beta për teknologjinë e Full Self-Driving (FSD) të kompanisë.
Kjo u zbulua nga CEO i kompanisë, Elon Musk në një postim të fundit në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.
Teknologjia e Tesla-s, Full Self-Driving është një funksion për vozitjen autonome të automjetit pa praninë e shoferit, ndonëse kompania u ka bërë thirrje te gjithëve për vigjiliencë, transmeton Telegrafi.
Cybertruck is necessarily lowest priority for FSD, as there only a few hundred Cybertruck in the field compared to ~5 million other Teslas
— Elon Musk (@elonmusk) December 30, 2023
Prodhuesi amerikan e ka ekzektuar FSD Beta për më shumë se tre vjet tani dhe që atëherë kjo teknologji ka bërë përparime të dukshme.
Musk shkroi se Cybertruck është i fundit për nga prioriteti kur bëhet fjalë për këtë sistem pasi nuk mund të krahasohet prej tani me 5 milionë vetura të tjera të Tesla-s.
Cybertruck u lansua në fund të muajit nëntor të vitit 2023. /Telegrafi/