Elon Musk i ka thënë gazetarit amerikan Tucker Carlson se nëse Kamala Harris fiton në zgjedhjet presidenciale, e ka punën m** dhe parashikon që zëvendëspresidentja do ta dërgojë në burg.
Drejtori ekzekutiv i Tesla, u ul pranë ish-prezantuesit të Fox News për një intervistë 90-minutëshe në rrjetin social X të Musk.
Biseda filloi me Carlonin kurrizo që deshi ta di se çfarë do t’i ndodhë Muskut nëse Trump humb, transmeton Telegrafi.
“Nëse Trump humb, e ke punën m**”, i thotë Carlon, derisa Elon qeshë dhe pajtohet me mendimin e tij.
“Nëse ai humb, e kam m** punën. Sa mendon se do të më dënojnë me burgim? A do t’i shoh fëmijë? Nuk e di”, shtoi miliarderi amerikan.
Ai dhe Carlson thanë se nëse Harris mund Trumpin në nëntor, do të jenë zgjedhjet e fundit.
Megjithatë, ai ripërsëriti se do të vazhdojë të mbështesë ish-presidentin amerikan edhe nëse ai humb. /Telegrafi/