Site icon Telegrafi

Musk tha se Tesla bëri ‘gabime të rëndësishme’ kur llogariti koston e “Kulmit Solar” të saj

Në deklarimin e fitimeve për tremujorin e parë të hënën, drejtori ekzekutiv, Elon Musk iu përgjigj një pyetjeje pse Tesla kishte ngritur çmimin e “Kulmit Solar” me deri në 70% për klientët në pritje të instalimit.

“Ne zbuluam se në thelb kemi bërë disa gabime domethënëse në vlerësimin e vështirësisë së vendosje së kulmeve të caktuara”, tha ai, duke shtuar se “kompleksiteti i kulmeve ndryshon në mënyrë dramatike”.

“Disa çati janë thjesht dy herë ose tre herë më të lehta se çatitë e tjera. Kështu që thjesht nuk mund të kesh një situatë të njëjtë”, ka thënë ai.

“Nëse një çati ka shumë protuberanca, ose nëse çatia – një lloj strukture thelbësore e çatisë është kalbur ose nuk është mjaft e fortë për të mbajtur Kulmin Solar, atëherë kostoja mund të jetë dyfish, ndonjëherë tre herë më e lartë se ajo fillestare nga ajo që u tha”, shtoi ai.

Ai tha se pavarësisht rritjeve të çmimeve, kërkesa për “Kulmin Solar” mbeti e lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version