Elon Musk ka thënë se do të ngre një “padi termonukleare” kundër Media Matters dhe të tjerëve, pasi kompanitë e mëdha amerikane ndaluan reklamat e tyre në rrjetin social X për shkak të shqetësimeve rreth antisemitizmit.
Mbikëqyrësi i medias Media Matters tha në fillim të kësaj jave se zbuloi se reklamat e korporatave nga IBM, Apple, Oracle dhe Comcast’s Xfinity ishin vendosur së bashku me përmbajtje antisemitike, duke përfshirë atë që lavdëronte Adolf Hitlerin dhe nazistët.
Kjo shkaktoi që një numër emrash të mëdhenj të teknologjisë dhe mediave të njoftonin se do të tërhiqnin reklamat e tyre, duke përfshirë këtu gjithashtu Warner Brothers, Paramount dhe Disney.
“X do të ngritë një padi termonukleare kundër Media Matters dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan në këtë sulm mashtrues ndaj kompanisë sonë”, tha Musk në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.
“Këtë javë Media Matters for America postoi një histori që keqinterpretonte plotësisht përvojën reale në X, në një përpjekje tjetër për të minuar lirinë e fjalës dhe për të mashtruar reklamuesit”, thuhet në një deklaratë të postuar nga Musk.
Musk vazhdoi duke mohuar gjetjet e Media Matters. Shtëpia e Bardhë iu bashkua protestës kundër postimit të Musk të premten, me një deklaratë që e quajti atë një “promovim të neveritshëm të urrejtjes antisemitike dhe raciste” që bie ndesh me vlerat tona thelbësore si amerikanë. /KP/