Tesla është afër të arrijë funksionalitetin e automjeteve plotësisht autonome, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, gjatë një vizite në Paris të premten, duke shtuar se autonomia ishte “elementi kryesor” i vlerës së tregut të markës.
Aksionet e kompanisë u rritën me 3 për qind në nivelin më të lartë në më shumë se tetë muaj, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi më i vlefshëm i automjeteve në botë, Tesla ka një kapitalizim tregu prej rreth 800 miliardë dollarësh, por për vite me radhë ka humbur objektivat e Musk-ut për të arritur kapacitetin e plotë të teknologjisë vetëdrejtimit.
“Edhe pse e kam thënë këtë më parë, mendoj se do ta zgjidhim teknologjinë autonome së shpejti”, tha miliarderi në konferencën VivaTech.
“Vlera e kompanisë është kryesisht në bazë të kësaj teknologjie të autonomisë”, tha Musk në ngjarjen e Parisit. “Ky është me të vërtetë, mendoj unë, shtytësi kryesor i vlerës sonë”.
Prodhuesi i makinave elektrike thotë se sistemi që e quan softueri “Full Self-Driving” nuk e bën automjetin e tij autonom dhe kërkon mbikëqyrje nga shoferi. /Telegrafi/