Elon Musk, kreu i Twitter, ka paralajmëruar të shtunën se do të rikthej llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e cila ishte ndaluar në këtë rrjet social pas sulmit në Capitol Hill në Washington gjatë vitit 2021.
“Njerëzit e thanë të veten. Trump do të kthehet”, ka shkruar në llogarinë e tij Musk, pas rezultateve të anketës tek parapaguesit, të cilët me shumicë votuan rikthimin e politikanit republikan në Twitter, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 15 milionë parapagues të Twitter votuan në anketë, e 51.8 për qind kanë votuar për rikthimin e llogarisë së ish-presidentit amerikan.
E para paralajmërimit të Musk se “njerëzit e thanë të veten”, llogaria e Trumpit është rikthyer në rrjetin social dhe se tani janë të qasshme postimet e tij të vjetra.
Trump gjatë ditës së djeshme nuk dukej edhe aq entuziast rreth rikthimit të tij në rrjetin e tij të dikurshëm të parapëlqyer.
“Nuk po shoh asnjë arsye për këtë”, tha ish-presidenti në videon ku u pyet nëse planifikon të rikthehet në Twitter gjatë një takimi të partisë Republikane.
Pati thënë se do të krijoj platformën e tij Truth Social, aplikacion ky që e zhvilloi start-upi i tij Trump Media & Technology Group (TMTG), për të cilin tha se ka “engagment” më të mirë sesa Twitter dhe se punon për “mrekulli”. /Telegrafi/