Pronarët e veturës së ardhme Tesla Cybertruck do të kenë rastin që veturat e tyre t’i shndërrojnë në mikro-shtëpi në rrota – pavarësisht që nuk do të jetë edhe aq e lirë.
Kompania amerikane Form Camper ka dizajnuar kamp-shtëpizën mobile që kushton 70 mijë dollarë, që Elon Musk do ta vendosë në pjesën e pasme të Tesla Cybertruck, ku brenda të cilës do të ketë dush, shtrat për dy persona, kuzhinë dhe “dhomë ndeje”, transmeton Telegrafi.
Drejtori ekzekutiv i Tesla, zbuloi Cybertrukun për herë të parë në nëntor të vitit 2019, ku përmes prezantimit të xhamit antiplumb u bë i njohur në botë.
Prototipi u shfaq rrugëve të Manhattan në maj të këtij viti, duke bërë që mijëra banorë të New Yorkut të presin në radhë para “showroom-it” të Tesla për ta parë këtë “kryevepër”.
Muajin e kaluar në një event të Tesla, Musk tha se prodhimi serik i kësaj veture do të fillojë në vitin 2023. /Telegrafi/