Site icon Telegrafi

Musk paralajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla edhe në dy vende të Ballkanit

Elon Musk, shefi i kompanisë Tesla, ka bërë të ditur një plan të ri të kompanisë së tij, përcjell Telegrafi.

Siç ka shkruar Musk në Twitter, kompania të cilën ai udhëheq ka në plan një zgjerim të veprimit në Evropën Lindore.

Në këtë drejtim, ai ka përmendur edhe dy vendet e Ballkanit, Kroacinë dhe Serbinë.

“Shpresojmë të bëjmë hapjen në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm… “, ka shkruar Musk në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version