Pronari i ri Twitter, Elon Musk të mërkurën nxori një anketë ky pyeti përdoruesit nëse faqja duhet të ofrojë një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara, duke përdorur të njëjtën metodë që ai përdori për rastin e llogarisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Lëvizja vjen pasi Musk është përballur me reagime negative se kriteret e tij për moderimin e përmbajtjes i nënshtrohen tekave të tij personale, me rikthim të llogarive të caktuara dhe jo për të tjera, transmeton Telegrafi.
“A duhet të ofrojë Twitter një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara, me kusht që ato nuk kanë shkelur ligjin ose nuk kanë qenë të përfshira në ‘spam’ skandaloz?”, pyeti Musk në një postim në Twitter.
Should Twitter offer a general amnesty to suspended accounts, provided that they have not broken the law or engaged in egregious spam?
— Elon Musk (@elonmusk) November 23, 2022
Sondazhi në Twitter është i hapur edhe për disa orë të enjten, dhe është e njëjta strategji e përdorur pak ditë më parë për ish-presidentin amerikan Trump.
Llogaria e Trumpit në Twitter u riaktivizua të shtunën pasi një shumicë e ngushtë e të anketuarve e mbështetën vendimin. /Telegrafi/