Site icon Telegrafi

Musk mban fjalimin e parë pasi e mori presidencën amerikane Trumpi

Proanri i kompanisë, SpaceX, Elon Musk përshëndeti turmën me një gjest të pazakontë që të kujton përshëndetjen naziste të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit të inaugurimit të Donald Trumpit, Musk bëri një performancë shumë të pazakontë duke përshëndetur të pranishmit gjersa zgjati dorën në një pozicion të ngjashëm me përshëndetjen e ndaluar naziste.

Musk në arenën Capital One në Uashington, DC, fillimisht deklaroi se “kështu ndihet fitorja”.

Lexo po ashtu Inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së, të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

“Dhe kjo nuk ishte një fitore e zakonshme. Kjo ishte një pikë kthese për civilizimin njerëzor”, tha ai për mbështetësit.

“E dini, ka zgjedhje që vijnë dhe shkojnë. Disa zgjedhje janë, e dini, të rëndësishme, disa jo. Por kjo, kjo kishte vërtet rëndësi. Dhe thjesht dua të them faleminderit që e bëtë të mundur. Faleminderit”, shtoi miliarderi afrikano-amerikan.

“Zemra ime është me ju. Është falë jush që e ardhmja e civilizimit është e siguruar. Falë jush. Më në fund do të kemi qytete të sigurta, qytete të sigurta, kufij të mbrojtur, shpenzime të arsyeshme, gjëra bazike”, shtoi Musk.

Ndryshe, Musk do të jetë një ndër njerëzit kryesor që do të reformojë administratën amerikane të drejtuar nga Trumpi. /Telegrafi/

Exit mobile version