Menjëherë pasi presidenti i ri amerikan, Donald Trump njoftoi një investim të ri masiv në infrastrukturën e AI nga Shtëpia e Bardhë, Elon Musk u përpoq “ta shkatërronte” atë.
“Ata në fakt nuk kanë para”, shkroi Musk në X.
They don’t actually have the money
— Elon Musk (@elonmusk) January 22, 2025
Trump tha se investimi do të krijojë një kompani të re, të quajtur Stargate, për të rritur infrastrukturën e Al në SHBA.
Bëhet e ditur se drejtuesit e SoftBank, OpenAI dhe Oracle qëndruan përkrah Trumpit gjatë njoftimit.
Kompanitë e tyre përkatëse do të investojnë 100 miliardë dollarë në total për fillimin e projektit, me plane për të investuar deri në 500 miliardë dollarë në Stargate në vitet e ardhshme.
Si shenjë se sa i përfshirë është Musk në ditët e para të administratës, Musk tha se ai ishte në Zyrën Ovale të martën ndërsa Trump nënshkroi një falje për Ross William Ulbricht, themeluesin e SilkRoad.
Musk kishte dërguar gjithashtu një personel të lartë nga kompanitë e tij SpaceX dhe X për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të protestuesve të dënuar të 6 janarit pasi Trump nënshkroi një falje të plotë.
Por ndoshta nuk duhet të jetë befasi që miliarderi po e kundërshton këtë nismë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Musk është në një proces gjyqësor në vazhdim me OpenAI dhe CEO e saj Sam Altman, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë për njoftimin.
Musk, i cili ka thënë se “nuk i beson” Altman, pretendon në padi se ChatGPT ka braktisur misionin origjinal jofitimprurës duke rezervuar disa nga teknologjitë më të avancuara për klientët privatë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt hodhi poshtë komentet e Musk, duke thënë në një intervistë për Fox News se, “populli amerikan duhet të marrë fjalët e presidentit Trump dhe atyre CEO-ve”.
“Presidenti Trump është shumë i emocionuar për këtë njoftim në fushën e Al, e cila padyshim po rritet, dhe diçka nga e cila SHBA-ja duhet të kapitalizojë, sepse kundërshtarët tanë, si Kina, janë shumë të avancuar në këtë fushë”, tha Leavitt.
“Pra, populli amerikan duhet të marrë fjalët e presidentit Trump dhe atyre CEO-ve – këto investime po vijnë në vendin tonë të madh dhe punët amerikane po vijnë së bashku me to”, shtoi ajo.
Altman iu përgjigj drejtpërdrejt pretendimit të Musk në X, duke shkruar: “Gabim, siç e dini me siguri. Unë e kuptoj se ajo që është e mrekullueshme për vendin nuk është gjithmonë ajo që është optimale për kompanitë tuaja, por në rolin tuaj të ri shpresoj se ju do të vini më së shumti Amerikën të parën”. /Telegrafi/