Elon Musk e ka konfirmuar datën për dërgesat e para të Tesla Model S Plaid të ri, që premton të jetë makina me prodhimin më të shpejtë e bërë ndonjëherë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi ekzekutiv shkroi në Twitter se ngjarja për shpërndarjen do të zhvillohet më 3 qershor në fabrikën e kompanisë Fremont, Calif.
Gjatë një konference për kompaninë Tesla në muajin janar, Musk tha se prodhimi ishte tashmë në proces dhe se dërgesat do të fillonin gjatë muajit shkurt, por më vonë u zbulua se asnjë nga makinat nuk ishte ndërtuar deri në muajin mars.
Sedani prej 119 mijë dollarësh mundësohet nga tre motorë elektrikë me një prodhim të kombinuar prej 1,020 kuaj-fuqi dhe mund të përshpejtohet në 60 milje për orë në 1.99 sekonda dhe të përshkojë një çerek milje në 9.43 sekonda, sipas Tesla-s. /Telegrafi/
Tesla Model S Plaid delivery event
June 3 at our California factoryFastest production car ever
0 to 60mph in under 2 secs— Elon Musk (@elonmusk) May 20, 2021