Site icon Telegrafi

Musk kërcënon me prishje të marrëveshjes për blerjen e Twitter, kompania refuzon t’ia ofrojë të dhënat për profilet e rrejshme

Miliarderi amerikan Elon Musk ka kërcënuar me prishje të marrëveshjes për blerjen e Twitter.

Në një letër ai ka akuzuar kompaninë për mosrespektim të kërkesave të tij, lidhur me numrin e profileve të rrejshme na platformën e rrjetit sociale, transmeton Telegrafi.

Musk ka thënë se Twitter ka refuzuar t’ia ofrojë të dhënat e nevojshme që do ta lehtësonin sipas tij vlerësimin e profileve të rrejshme apo të “padëshirueshme”.

Në prill Twitter pranoi ofertën e Musk prej 44 miliardë dollarëve, për ta marrë në menaxhim kompaninë dhe të jetë një kompani private. /Telegrafi./

Exit mobile version