Telegrafi

Elon Musk “flet shqip” – shpërthejnë shakatë në internet pasi miliarderi finalizoi blerjen e Twitter-it

Në disa postime në rrjetet sociale njerëzit kanë shprehur “mendimet e tyre” rreth blerjes së platformës së mediave sociale Twitter nga miliarderi Elon Musk.

Dhe shakatë në rrjetet sociale vijnë pasi ai finalizoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë javën e kaluar, përcjell Telegrafi.

Ndër tjerash bie në sy interpretimi që i është bërë hyrjes së tij në selinë qendrore të Twitter, derisa ai mbante një lavaman.

Gjithashtu, në një video shihet momenti kur ai “shkarkon njerëzit kryesorë” të Twitter.

https://twitter.com/DrEliDavid/status/1585869594597597185?s=20&t=ey5ADqPlE60OTKl6VrQ-mg

Por nuk ka munguar edhe një në gjuhën shqipe.

Në videon në të cilën janë përdorur efekte nga programet kompjuterike, “ai rrëfen se njëri nga prindërit e tij është me origjinë shqiptare”.

Madje, “Musku shqiptar” paralajmëron se edhe logoja e makinave Tesla do të jetë e shoqëruar me flamurin shqiptar. /Telegrafi/