Site icon Telegrafi

Musk: Cybertruck ishte një produkt i vështirë për t’u dizajnuar

Tesla Cybertruck i shumëpritur është rrugës së duhur për lansimin zyrtar deri në fund të vitit, por siç zbulon një tweet i ri nga CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk, nuk ishte një detyrë e lehtë për ta projektuar dhe ndërtuar kamionçinën tërësisht elektrike.

Tashmë dihet se prodhuesi i veturave elektrike me bazë në Fremont do të përdorë një palë seri makinerish Giga Press të mëdha 9,000 tonësh nga IDRA Itralia, të cilat thuhet se do të përdoren për stampimin e pjesëve më të mëdha metalike të automjetit në një përpjekje për të thjeshtuar të gjithë procesin e prodhimit dhe për të ulur kostot, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Imazhi i ri i një prototipi Tesla Cybertruck na sjell atë që nuk e kemi parë më herët të kamionçinës së shumëpritur

Duke iu përgjigjur një videoje të shkurtër që tregon një prototip Cybertruck në Gigafabrikën e Tesla-s në Austin, Teksas, Elon Musk tha se ata po punojnë shumë për ta futur kamionçinën në prodhim dhe se ishte një produkt i vështirë për t’u dizajnuar, por se “do të jetë i shkëlqyeshëm”.

Në të kaluarën, Musk ka thënë se ai do të përdorë Cybertruck-un si makinë të përditshme dhe është parë duke e vozitur atë që dukej të ishte prototipi i fundit i zhvillimit në skenë në ceremoninë e themelimit të rafinerisë së ardhshme të litiumit të Tesla-s.

Për më tepër, CEO i prodhuesit të makinave tha gjatë mbledhjes vjetore të aksionarëve se ai pret që Cybertruck të shitet midis 250,000 dhe 500,000 njësi në vit pasi të finalizohet prodhimi i rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version