Site icon Telegrafi

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Elon Musk ka krijuar Departamentin e Efikasitetit Qeveritar (DOGE) për të reduktuar shpërdorimet në qeveri.

Ekipi i miliarderit përbëhet nga inxhinierë të rinj, disa prej të cilëve janë në moshë kolegji, të cilët kanë fituar qasje në informacione të ndjeshme qeveritare dhe të dhëna private të amerikanëve.

Kjo ka ngjallur shqetësime për mungesë përvoje dhe mbikëqyrjeje, shkruan dailymail.

DOGE ka marrë kontrollin e disa agjencive federale dhe ka fituar qasje në të dhëna të ndjeshme, përfshirë Departamentin e Thesarit, Zyrën e Menaxhimit të Personelit dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme.

Gavin Kliger, 25-vjeçar

Gjithashtu, DOGE ka mbyllur USAID-in, agjencinë përgjegjëse për ndihmën e huaj dhe ndihmën në raste fatkeqësish.

Musk ka marrë meritën për mbylljen e agjencisë, duke thënë se ai dhe kolegët “e kaluan fundjavën duke e futur USAID-in në sharrë druri”.

Këto veprime kanë ngjallur kritika nga ligjvënësit demokratë, të cilët theksojnë shqetësimet për konflikte interesi dhe çështje kushtetuese.

Pavarësisht protestave dhe vëmendjes së shtuar, Musk vazhdon të shtyjë për ndryshime të mëdha brenda agjencive federale. /Telegrafi/

Luke Farritor, 23

 

Gautier Cole Killian, 24-vjeçar

 

Ethan Shaotran, 22-vjeçar

 

Akash Bobba, 21-vjeçar

 

Edward Coristine, 19-vjeçar
Exit mobile version