Jamal Musiala , mesfushori shumë i kërkuar i Bayern Munichut , ka refuzuar ofertën e fundit për kontratën e klubit, duke ndezur spekulime intensive për të ardhmen e tij.
Ylli gjerman është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe drejtuesit e Bayernit po mundohen me çdo kusht të vazhdojnë kontratën me të.
Sipas mediave, Musiala po kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, duke kërkuar 300,000 euro në javë për të nënshkruar marrëveshjen e re me Bayernin.
Aktualisht Musiala fiton 2,6 milionë euro në vit, derisa me kontratën e re synon që të bëhet lojtari më i paguar në Allianz Arena.
Me kontratën e tij aktuale që skadon në verën e vitit 2026, Musiala dhe Bayern po i afrohen një momenti kritik.
Nëse kampionët gjermanë nuk arrijnë ta bindin atë të nënshkruajë një zgjatje brenda 12 muajve të ardhshëm, ata mund të detyrohen ta shesin atë për të shmangur humbjen e tij falas.
Real Madrid, Barcelona dhe top klubet angleze janë duke monitoruar situatën e top mesfushorit gjerman. /Telegrafi/