Telegrafi

Musiala pezullon bisedimet për rinovimin e kontratës me Bayernin – kjo është arsyeja

Jamal Musiala është një nga futbollistët më të mirë në Bundesliga pa dyshim dhe një nga talentët më të mëdhenj në Evropë.

Bayern Munich e kishte transferuar atë në vitin 2019 nga Chelsea për vetëm 200 mijë euro, derisa vlera e tij tani është mbi 100 milionë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë po tenton ta blindoj me një kontratë të re yllin e tyre, por bisedimet janë pezulluar.

Ka qenë gazeta e madhe gjermane Sport Bild që ka raportuar se përfaqësuesit e mesfushorit ofensivë kanë ndalur bisedimet me vet kërkesën e Musialas.

Lexo po ashtu Musiala mund të rikthehet në Angli - e dëshiron gjiganti i Ligës Premier

20-vjeçari aktualisht fiton vetëm 2,6 milionë euro neto në sezon, apo 11 milionë më pak se lojtari më i paguar te bavarezët Harry Kane.

Gjithnjë sipas Bild, arsyeja që bisedimet janë ndalur ka të bëj me vlerësimin jo të duhur të klubit për lojtarin pasi ai synon të ketë pagë të përafërt me lojtarët më të paguar të Bayernit.

Bisedimet janë ndalur, por ato mund të fillojnë në momentin që drejtuesit e gjigantit gjerman vendosin të ofrojnë mbi 10 milionë euro pagë për yllin e tyre.

Top skuadrat evropiane si Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe janë të gatshme të ndërhyjnë për transferimin e tij.

Gjithsesi vështirë se Bayerni do ta lejoj largimin e yllit të skuadrë dhe pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve. /Telegrafi/