Site icon Telegrafi

Musiala flet për kontratën e tij me Bayern Munichun

Ylli gjerman, Jamal Musiala nuk është i interesuar të largohet nga Bayern Munichu këtë verë.

Kontrata e Musialas me Bavarezët skadon në verën e vitit 2026 dhe ka pasur zëra për një largim të mundshëm të tij nga Allianz Arena.

Megjithatë, ylli gjerman ka treguar se dëshiron të mbetet te Bayerni dhe të vazhdojë të luftojë për trofe.

Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

“Marrëveshje e re? Për mua, vendimi i trajnerit ishte i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Musiala për gazetën Bild.

“Unë dua që ne të luajmë futboll të mirë, tërheqës dhe të konkurrojmë për titullin dhe Ligën e Kampionëve me një ekip të mirë”.

“Kështu mund të tregoj edhe unë cilësitë e mia”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version