Numri i madh i mushkonjave është bërë shqetësim i madh për qytetarët e Prishtinës, por edhe vende tjera.
Pavarësisht dezinsektimit të kryer nga Komuna e Prishtinës, mushkonjat kanë vazhduar të jenë një shqetësim i madh për kryeqytetasit.
Qytetarët thonë se këtë verë pickimet nga mushkonjat kanë qenë shumë të shpeshta, e në disa raste ka qenë e nevojshme të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore.
Numër të madh të këtyre insekteve ka nëpër parqe e sheshe. Këtë vit, spërkatja kundër insekteve pickuese, në kryeqytet dhe disa fshatra përreth, do të kryhet me gjashtë faza. Pak ditë më parë ka përfunduar faza e 4-t.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se situata do të jetë shumë e lehtë pasi të kryhen të gjitha fazat.
Ndërkohë epidemiologët kanë thënë se shtimi i numrit të mushkonjave këtë vit, është shkak i kushteve klimatike.