Një fluturim nga Guadalajara në Mexico City u shty për më shumë se 2 orë për shkak të mushkonjave në bordin e aeroplanit.
Fluturimi i “Volaris VOI221” ishte planifikuar të nisej në orën 16:30 por u shty deri në orën 18:59 ndërsa ekuipazhi i fluturimit dhe pasagjerët u përpoqën të shpëtonin nga insektet, transmeton Telegrafi.
Videoja e regjistruar nga pasagjerët tregon se si mushkonjat pushtuan bordin e aeroplanit derisa pasagjerët mundoheshin t’i trembnin me fletët e tyre.
Anëtarët e bordit gjithashtu mund të shiheshin derisa spërkatnin mushkonjat. /Telegrafi/