Site icon Telegrafi

Mushkonja bartin shumë sëmundje të rrezikshme, por a mund të përhapin coronavirusin?

Armiku më i madh i njerëzve në periudhën e verës gjithsesi janë mushkonjat, insekte të cilat janë të njohura si bartës të virusit të Nilit Perëndimor, virusit të infeksionit Zika, etheve Chikungunya, si edhe të sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, të cilat mund t’i infektojnë njerëzit

Mirëpo, çka është me coronavirusin?

Nuk ekzistojnë raporte të cilat tregojnë që coronavirusi është përhapur në njerëz nëpërmjet mushkonjave – ka thënë mjekja Mary Schmidt për Fox News, specialiste e sëmundjeve ngjitëse dhe e mjekësisë interne, përcjell Telegrafi.

Specialistja e sëmundjeve ngjitëse, Mary Schmidt, u është referuar hulumtimeve të cilat kanë zbuluar që nëse mushkonja ushqehet me gjakun e personit të sëmurë nga MERS-i, prania e virusit te insektet mund të zbulohet ditën e parë.

Mirëpo, për t’u bërë kjo kërcënim për njerëzit, do të duhej të ndodhnin një sërë ngjarjesh.

– Për të ndodhur kjo në jetën reale, mushkonjat do të duhej të infektoheshin me virusin gjatë ushqimit.

Virusi pastaj shumohet në indin e zorrës, përhapet në vende sekondare, duke përfshirë edhe gjëndrat e pështymës dhe, në fund, lirohet në sekrecione (pështymë).

Kështu mund të injektojë në lëkurën e njeriut gjatë ushqimit, ka shpjeguar ajo.

Schmidt thekson që mushkonjat duhet ende studiohen.

Shoqata Amerikane e Luftës Kundër Mushkonjave (AMCA) gjithashtu ka thënë që do të vazhdojë ta ndjekë situatën bashkë me zyrtarët e shëndetit publik. /Telegrafi/

Exit mobile version