Analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini duke folur për vrasjet politike pas lufte në Kosovë tha se ato nuk do të duhej të lidhen me Gjykatën Speciale, por me mundësinë që të ndodh drejtësia.
Ai tha se është pro asaj që të sillet drejtësia në vend për të gjitha vrasjet.
“Unë kam qenë njëri prej atyre që jam angazhuar shpesh herë pas here që këto vrasje politike të zbardhen përmes shkrimeve të mia… edhe familjarët kur organizuar protestë unë kam qenë aty si qytetar i Kosovës, jo pse i takoj ndonjë krahu politik. Zbardhja e vrasjeve nuk duhet të lidhet me krah politik po me shpreh solidaritetin, edhe me bo thirrje që këto vrasje të zbardhen sa më shpejt”, tha Mushkolaj.
Sipas tij, pa zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe vrasjeve tjera e ardhmja e vendit mbetet peng dhe është hije e zezë që ka ma ndjek gjithmonë. /Telegrafi/