Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar vizitën e Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.
Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se kjo vizitë ishte goditja e fundit ndaj idesë së promovuar nga Rama, Vuçiq e Zaev.
“Kjo vizitë ishte goditja e fundit i idesë për “Ballkanin e Hapur”. Merkel e bëri shumë të çartë se pos Procesit të Berlinit nuk ka nevojë për paralelizma tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se Rama u përpoq ta quan iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si zgjatim të Procesit të Berlinit, por sipas tij kjo nuk qëndron.
Mushkolaj thotë se Kurti e kishte me të drejtë kur akuzoi Ramën se trysninë që do të duhej t’ia bënte Serbisë ia bëri Kosovës.
Analisti thotë se Kosova qysh nga fillimi nuk ka qenë e barabartë mes shteteve të Ballkanit Perëndimorë./Telegrafi/