Analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi se po luan një “lojë të fëlliqtë”, deklaratën e tij se ende nuk ka dekoruar asnjë personalitet me dekoratën dhe medaljen e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zyrtarisht nga Presidenca është thënë se personalitete, media, organizata e institucione “janë dekoruar”.
Postimi i plotë i Mushkolajt:
“Nji lojë e fëlliqtë e Hashim Thaçit. Zyrtarisht nga Presidenca është thënë se personalitete, media, organizata e institucione “janë dekoruar”, tash presidenti po thotë se janë vetëm “të propozuar””, (sic.), ka shkruar Mushkolaj. /Telegrafi/