Site icon Telegrafi

Mushkolaj: Shqetësuese që as partitë e koalicionit qeveritar nuk i japin mbështetje Skender Hysenit në dialog

Analisti Imer Mushkolaj thotë se para vizitën në SHBA Skender Hyseni takoi nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limaj dhe kryetarin e NISMËS, por jo edhe Ramush Haradinajn e që sipas tij kjo tregon shumë.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se opozita e ka punën e vet por mos uniteti brenda koalicion është shqetësues.

“Për mua është jashtëzakonisht shqetësuese që as partitë e koalicionit qeveritar nuk i japin mbështetje Skender Hysenit në dialog…Skender Hyseni momentalisht në dialog përfaqëson vetëm LDK-në, madje as atë në tërësi. Kjo është shqetësuese për shtetin e Kosovës në dialog”.

Analisti thotë se rolin e Skender Hysenit në dialog e sheh të barasvlevfshëm me atë që e kishte dikur Edita Tahiri.

“Do të jetë problematike nëse Hyseni diskuton elemente të një marrëveshje finale”.

Mushkolaj thotë se Skender Hyseni nuk do të duhej të nënshkruante asnjë lloj marrëveshje me Serbinë pasi do t’i hapte Serbisë rrugë për avancim në integrimet europiane.

Analisti megjithatë e ka konsideruar të padobishme vizitën e Hysenit në SHBA pasi sipas tij ai nuk solli asgjë të re nga SHBA.

“Skënder Hyseni me vizitën në SHBA po tenton të bind klasën politike në Kosovë se ai ka qenë i duhuri që është emëruar koordinator”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Exit mobile version