Site icon Telegrafi

Mushkolaj sërish në “Thertore…”

Shfaqja është realizuar sipas motiveve të romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur amerikan Kurt Vonnegut, me dramatizim të Tatjana Ljujicit (Universiteti i Cambridge-it) dhe në regji të Fahrudin Nuno Salihbegovicit (Amsterdam Cyber Theatre).

Dy versione të tjera janë shfaqur në vitin 2007 dhe 2008 në Nova Varosh, Uzhicë dhe Beograd. Në këtë projekt ndërkombëtar, Mushkolaj përfaqëson qendrën “Multimedia” nga Prishtina dhe në të marrin pjesë edhe Janosh Bush, Vahidin Prelic, Andrijana Lubina dhe Jovana Rakic.

“Klanica 5” është një rrëfim për bombardimin e qytetit të Dresdenit gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit për një natë vdiqën 135 mijë veta. Tmerrin e Dresdenit e ka përjetuar vetë shkrimtari Vonnegut dhe ai atë përjetim e ka “bartur” në një tregim fantastiko-shkencor, duke ofruar një tregim skizofrenik të aktorit kryesor, për një vizitë në tjetër planet. Në shfaqje, loja e aktorëve në skenë kombinohet me efekte, projeksione digjitale dhe senzorë të ndryshëm. I ashtuquajturi “cyber theatre” promovohet në rajon pikërisht me këtë shfaqje, ndërkohë që është lloj i ri teatri edhe në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version