Analisti Imer Mushkolaj është shprehur kundër grevave të SBASHK-t dhe sipas tij ata po bëjnë shkelje ligjore.
Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Avokati i Popullit ka kompetenca që edhe vetëm një person ankohet për Ligjin e Pagave ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka thënë se vendimi i SBASHK-ut për të shkuar në grevë është i papranueshëm derisa Kushtetuesja ende nuk ka vendosur por ka marrë vetëm një masë të përkohshme.
Mushkolaj ka thënë se SBASHK-u ka qasje shantazhuese duke mbajtur grevë për dy orë mësimore.
Analisti ka thënë se SBASHK-u ka shkelur Ligjin për greva pasi sipas tij greva paralajmëruese mbahet vetëm një orë e jo dy dhe sipas tij greva duhet të njoftohet një javë përpara e jo dy-tri ditë para ditës së grevës./Telegrafi/