Analisti Imer Mushkolaj thotë se kauza kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike është e mjaftueshme për të protestuar.
Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se protesta e sotme e ka pasur kauzën e qartë.
“E dimë qëllimi pse është organizuar protesta e sotme. Unë jam nga ata që kam marrë pjesë në këtë protestë. Do të marrë pjesë edhe në protestën e së shtunës [organizuar nga PSD]. Besoj se kauza është e rëndësishme”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se në protesta ka pasur mjaft njerëz pasi janë të shqetësuar pasi rryme elektrike po shtrenjtohet.
“Askush nuk e ka licencën për organizimin e protestave, pavarësisht nëse ato i organizon një parti jo parlamentare apo parlamentare”.
Mushkolaj thotë se Qeveria në mënyrë shumë të pa duhur i është qasur ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.
“Në këtë kohë të rritet çmimi i energjisë elektrike është problem. Sidomos është problem se miratimin po e jep një person që sa ishte në opozitë ka qenë kundër rritjes së energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/