Telegrafi

Mushkolaj: Propozimi i një kandidati konsensual e mbytë garën brenda LDK-së

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nuk ka logjikë të mbahet Kuvendi i LDK-së nëse ka një kandidatë konsensual paraprakisht.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kandidati konsensual që do të propozohet nga kryesia e LDK-së është në përparësi karshi cilitdo kandidatë tjetër që do të kandidojë pr kryetar të LDK-së.

“Vetë ideja që Kryesia e LDK që ka njerëz të fuqishëm të LDK-së, si Agim Veliu, Lutfi Haziri apo Gazmend Muhaxheri etj., jep mbështetje për kandidatin konsensual, rrjedhimisht i bjer që ai do të ketë mbështetjen e shumicës së delegatëve pasi ne dimë si shkojnë zgjedhjet në nëndegë”.

Analisti ka thënë se propozimi i një kandidati konsensual “e mbytë garën brenda LDK-së”, raporton Telegrafi.

“Cilido kandidatë tjetër që do të dalë kundër atij kandidati nuk do të jetë i barabartë pasi nuk e ka konsensusin paraprak të njerëzve të rëndësishëm të partisë. Kjo i bjer që kryetarin e LDK-së po e zgjedh Kryesia bashkë me disa njerëz të rëndësishëm të partisë. Ku është logjika e mbajtjes së Kuvendit atëherë?!”, ka thënë ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/