Site icon Telegrafi

Mushkolaj: Presidenti Thaçi është “promotori kryesor i Gjykatës Speciale” (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se është e çuditshme se pse pikërisht tani presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dalë me akuza për miqtë ndërkombëtarë, në lidhje me Gjykatën Speciale.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjinit, ka thënë se Thaçi, ndonëse e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, ka qenë njëri nga promotorët më të mëdhenj të themelimit të saj.

“Derisa kundërshtarët dhe kritikët e Speciales – të cilët kanë ngritur shqetësimin e madh dhe mospranueshmërinë e saj për shkak se i dedikohet vetëm një etniteti të caktuar, ai i kishte quajtur si kundërshtarë të Kosovës”, ka shtuar Mushkolaj. /Telegrafi/

Exit mobile version