Telegrafi

Mushkolaj përplaset me Tahirin: U largova nga LDK në vitin 1998, organizoi zgjedhje mbi kufoma

Analisti Imer Mushkolaj është përplasur ashpër në “Debat Plus” me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhafer Tahiri.

Përplasja ka ndodhur kur është përmendur historia e LDK-së, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj ka thënë se vet ka qenë në forumin rinor të LDK-së gjatë viteve të 90-ta dhe se nuk bënë të krahasohet ajo LDK me këtë të viteve të pasluftës.

Tahiri nga ana tjetër i ka thënë Mushkolajt se po flet si dikush që ka qenë brenda LDK-së “dhe që nuk ka mundur të bëjë vend apo për çfarëdo arsye tjetër është larguar nga LDK dhe tash flet me urrejtje”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit duke treguar për çfarë është larguar nga LDK.

“U largova nga LDK kur në vitin 1998 organizoi zgjedhje demokratike mbi kufoma. Ky ka qenë momenti kyç që unë jam distancuar nga LDK”, ka thënë Mushkolaj.

Lexo po ashtu Tahiri thotë se LDK nuk e përjashton koalicionin me Vetëvendosjen nëse shkohet në zgjedhje

Tahiri më pas ka akuzuar Mushkolajn për rreshtim me ideologjinë e LPK-së./Telegrafi/