Analisti Imer Mushkolaj duke folur për raportet e Kosovës me Serbinë, thotë se kjo e fundit është duke luajtur me dy karta.
“Serbia është duke luajtur me dy karta, në njërën anë shprehet e gatshme për integrime evropiane, ndërsa në anën tjetër ndalon qytetarët e Kosovës që nuk i lejon të futen në Serbi”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.
Sipas Mushkolajt, për Serbinë rrezik paraqesin sportistët dhe artistët nga Kosova e jo dikush tjetër.
“Për Serbinë, po duket që sportistët dhe artistët janë personat më të rrezikshëm për momentin, dhe jo të tjerët”, shprehet Mushkolaj, duke treguar se mendimin e tij e bazon pikërisht për shkak të ndalesave të fundit që fqinji verior po u bën qytetarëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Mushkolaj ka thënë më tej se Serbia ka problem me pranimin e përfaqësimit zyrtar të gjithçka që vjen nga Kosova, pa kursyer as sportin e artin.
“Serbia ende nuk është e gatshme të pranojë përfaqësimin zyrtar jo vetëm të institucioneve të Kosovës, por as sportistëve dhe artistëve”, ka përfunduar mendimin e tij analisti Mushkolaj. /Telegrafi/