Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, ka thënë se gjendja e burgjeve është refleksion i gjendjes në shoqëri dhe për këtë gjendje të gjithë kanë faj.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook, se “për gjendjen në burgjet tona kemi faj të gjithë, autoritetet publike me veprimet dhe mosveprimet e veta dhe shoqëria civile ende në kërkim të rolit të saj”
“Mediet, me gjithë të mirat dhe të këqijat janë të vetmet që po na mbajnë zgjuar e po thërrasin me zë të lartë se dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe nuk guxon të kufizohet askund, e as në burg”, ka shtuar Mushkolaj. /Telegrafi/
Chat conversation end