Analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, tha se çdo alternativë pas shfuqizimit do të ishte më e keqe se Gjykata Speciale.
Ai tha se ka munguar iniciativa, qoftë edhe verbale për me i ndjekë këto krime.
“Nuk po e bëj përgjegjës vetëm një krah politik, po jam tu folur si shtet, si Kosovë… Po iniciativa vendore e Kosovës ka munguar dhe kjo ka ndiku për krijimin e Gjykatë Speciale”, tha Mushkolaj.
Ai tha se përpjekja për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale mund të konsiderohet si përpjekje për të heqë dorë nga zbardhja e krimeve. /Telegrafi/