Site icon Telegrafi

Mushkolaj: Para bashkimit kombëtar jam që të forcohet Kosova (Video)

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se para se të ndodhë bashkimi kombëtar, është që të forcohet shteti i Kosovës.

Mushkolaj në “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka theksuar se bashkimi kombëtar duhet parë në interesin e dy anshëm dhe se nuk ka lidhje këtu emocionaliteti.

“Përpara bashkimit unë jam që të forcohet shteti ynë pra Kosova. Fatkeqësisht elitat politike si në Kosovë edhe në Shqipëri i kanë sjellë këto dy shtete në shtete të kriminalizuara deri në palcë, në shtete të korruptuara, me ekonomi të dobët, me arsim katastrofal…”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, politikanët në festën e 28 Nëntorit po i “mbulojnë të zezat e tyre me flamurin kuq e zi”. /Telegrafi/

Exit mobile version