Telegrafi

Mushkolaj: Njerëzit me ide duhet t’i bashkohen partisë së re

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë në Infobox të RTV Dukagjinit se të gjithë duhet t’i bashkohen partisë së re iniciatorë të së cilës tashmë janë deklaruar publikisht Ilir Deda dhe Mimoza Kusari Lila.

Mushkolaj ka shtuar se prezantimi i sotëm i kësaj partie në komuna e jo në qendër është mjaft strategji interesante që tregon se ky subjekt mëton të ndryshojë traditën e deritanishme të politikës.

Komentet Mushkolaj i ka bërë në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini ku Kusari-Lila ka shpalosur inicimin e partisë së re.