Telegrafi

Mushkolaj: Nëse Asociacioni nuk do të kishte kompetenca ekzekutive, s’do të flitej për të në Bruksel

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nuk ka gjasa që në Bruksel të negociohet Asociacion që ka statusin e OJQ-së.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Bruksel po negociohet një Asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

“Nëse ky asociacion nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe do të ishte një OJQ do të diskutohej vetëm në Kosovë dhe nuk do të ishte asnjë problem”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se vërejtjet e Presidentit Thaçi për Asociacionin nuk janë normale pasi sipas tij ai ka qenë vet “kumbara” i themelimit të Asociacionit.

Nga ana tjetër analistja Donika Emini thotë se Serbia një asociacion të ngjashëm si ky në Kosovë kishte tentuar ta formojë edhe në Kroaci.

“Të njëjtën iniciativë Serbia e kishte synuar edhe me Kroacinë. Por këtë ide e kishte ndaluar Ministrja e Jashtme e Kroacisë…Ne është dashur të mësojmë edhe nga Dejtoni që ishte një marrëveshje shumë e keqe për Bosnjen edhe pse pak dallonte situata”, tha Donika Emini./Telegrafi/