Site icon Telegrafi

Mushkolaj: Në këtë situatë politike, vetëm një gjë është e qartë!

Situata politike është një situatë konfuze, situatë e përplasjeve dhe përfitimeve individuale e partiake. Kështu së paku vlerëson analisti, Imer Mushkolaj.

Sipas tij, e qartë është se Partia Demokratike e Kosovës dëshiron të shkojë në zgjedhje gjatë qershorit.

Mirëpo, Mushkolaj për Telegrafin ka thënë se përpjekjet ndërkombëtare janë që demarkacioni të kaloj dhe zgjedhjet të shtyhen.

“Është e paqartë çfarë do të ndodh. Ajo që dihet sigurt është se PDK dëshiron të shkojë në zgjedhje gjatë qershorit, ndërkohë që përpjekjet ndërkombëtare konsistojnë në atë që demarkacioni të kalojë dhe zgjedhjet të shtyhen”, ka thënë Mushkolaj.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i ka dhënë “ultimatum” Qeverisë, Kuvendit dhe deputetëve të Kosovës që pa asnjë vonesë ta procedojnë dhe ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë, ambasadori Greg Delawie ka mbajtur takime me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për t’i bindur ata që të votojnë pro Demarkacionit me Malin e Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version