Site icon Telegrafi

Mushkolaj: Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala heshtën kur LDK ishte në situata të vështira

Analisti Imer Mushkolaj thotë se ekziston mundësia që përsëri kryetari i LDK-së të zgjidhet nga një marrëveshje.

Ai në “Debat Plus”, thotë se është me rëndësi të dihet se çka do të ndodh me disa persona brenda LDK-së që janë të “gardës së vjetër” por që sipas tij kanë fituara vota në zgjedhje siç është Agim Veliu.

“Nuk presë që të ketë një prerje në LDK mes të resë dhe të vjetrës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala asnjëherë nuk folën kur LDK ishte në situata të vështira.

“Në momente kyçe ata janë treguar oportunistë por kanë luajtur vetëm për interesa të veta. Kur u janë ofruar pozita ministrore janë rehatuar”, deklaroi Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Exit mobile version