Telegrafi

Mushkolaj: LDK të kërkoj falje për çështjen e Demarkacionit (Video)

Analisti Imer Mushkolaj në emisionin Debat D Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të kërkoj falje për çështjen e Demarkacionit.

Mushkolaj theksoi se LDK të kërkojë falje pse Marrëveshjen për Demarkacionin nuk e kanë vënë në votim, të paktën të rrëzohej.

Sipas tij, zgjidhja aktuale e Demarkacionit, kjo ‘exit strategji’, ka qenë në tavolinë të bisedimeve edhe në kohën e LDK-së, por Isa Mustafa nuk ka provuar të shkojë më tutje, pasi ka insistuar që “ky është versioni i saktë dhe ky duhet të miratohet”.

Mushkolaj tha se Mustafa ka pasur qasje të ngurtë, qasje përjashtuese dhe nuk ka bërë hapa tutje për me shpie para çështjen e Demarkacionit, qoftë edhe përmes një deklarate të tillë. /Telegrafi/