Site icon Telegrafi

Mushkolaj: Kjo çfarë po bën Qeveria Kurti është e kundërta e draftit të Asociacionit

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë fillimisht rregullimin e kësaj çështjeje e më pas të vazhdohet me zbatimin e rregullores së re.

Teksa Banka Qendrore e Kosovës insiston në zbatimin e vendimit të saj për ndalimin e dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë shtyrjen e tij.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë fillimisht rregullimin e kësaj çështjeje e më pas të vazhdohet me zbatimin e rregullores së re.

“Përtej pretendimeve të njerëzve të pushtetit se po kërkojnë të mos zbatohet Kushtetutshmëria e ligjshmëria, amerikanët dhe evropianët po kërkojnë që të shtyhet zbatimin e këtij vendimi që e prek jetën e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë. Kërkesa e amerikanëve është që të rregullohet së pari kjo çështje se si do të kryhen pagesat e më pas të vazhdojë zbatimi i rregullores në praktikë”, tha ai.

Lexo po ashtu Ymeri: Qeveria t’i ikë kërkesës së BE-së, çështja e dinarit të mos bëhet pjesë e diskutimeve në Bruksel

Në RTV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se kjo çështje kërkon kohë derisa të ndërrohet mënyra e pagesës.

“Kjo çështje nuk rregullohet as për një ditë, një javë apo një muaj, por e kërkon një kohë të caktuar që të ndërrohet mënyra e pagesës dhe të kalohet në pagesë sipas sistemit të Kosovës”, shtoi më tej ai.

Kjo çfarë po e bën Qeveria Kurti, sipas analisti Mushkolaj, “është e kundërta e asaj çfarë është paraparë në draft-statut të pranuar nga Kurti”.

“Ai po synon që institucionet paralele t’i heqë dhe t’i konfiskojë materialet… në mënyrë që kur të vijë koha për themelimin e Asociacionit të ndërrojë realisht gjendja në terren. Veprimet e Qeverisë Kurti janë ndryshe prej asaj çfarë parashihet në statutin për themelimin e Asociacionit që e ka pranuar kjo qeveri”, tha ai.

Exit mobile version