Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se veprimet dhe deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë në shpërputhje me njëra-tjetrën. Ai ka kritikuar deklaratat e ashpra dhe mungesën e një mase kritike në LDK.
Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se veprimet dhe deklaratat verbale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë në shpërputhje me njëra-tjetrën.
I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, drejtuar nënkryetarit të LDK-së, Mushkolaj ka thënë se kjo mund të jetë si shkak i mungesës së krijimit të një mase kritike.
“Veprimet dhe deklaratat që i bëjnë LDK janë shpërputhje mes vetes, deklarimet verbale. Unë e kuptoj që LDK-ja është një parti e organizuar, nuk pres personalisht që të del të hedh gaz lotsjellës çka nuk mund të ndodhë. Por, deklarimet e ashpra janë në disproporcion shumë të madh”, ka thënë ai.
Tutje, Mushkolaj ka ngritur edhe një “problem” tjetër të LDK-së dhe përshtypjes që vjen nga reagimet e tyre.
“Lexova një shkrim të një ish-ambasadori të LDK-së, të krijohet përshtypja sikur gjithçka LDK-ja e ka vendos në atë se çka thotë Amerika. Unë nuk besoj se mjafton kaq. Amerika shumë mirë çka thotë por LDK është parti që vepron në Kosovë dhe ka qëndrimet e veta”, ka deklaruar ai.
Këtu ai përfshin edhe PDK-në por jo AAK-në.
Nga ana tjetër, ishte Haziri ai i cili deklaroi se marrëveshja e vitit 2013 në mes ish-presidentit Thaçi dhe palës serbe, nuk kishte të bënte me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Në vitin 2013, marrëveshja e nënshkruar nga zoti Thaçi nuk ka pasur të bëj me Asociacionin. Ajo marrëveshje ka të bëj me shpërbërjen dhe integrimin e strukturave paralele të Serbisë”, ka thënë Haziri.