Telegrafi

Mushkolaj: Flamuri shtetëror i vendosur tek rrethi u hoq nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se me 17 shkurt të viti 2008, “te Rrethi” në hyrje të Prishtinës është vendosur me të drejtë flamuri i shtetit të ri.

Ai në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se ndonëse flamuri nuk ka qenë shumë i pëlqyer një populli, ai më të drejtë u vendos në atë vend, e që sipas tij tregonte lindjen e një shteti të ri.

“Në vitin 2013, flamur shtetëror u hoq nga ai vend për tu zëvendësuar më atë kombëtar, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ku ndaj një aktivisti u ngrit padi për këtë veprim”, ka shtuar Mushkolaj.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës duhet të jetë e qartë për këtë temë, sepse sipas tij, derisa tash deklaron se nuk është në kompetencën e saj largimi ose vendosja e flamurit.

“Me 27 janar kur një artist vendosi ta largonte atë flamur për ta vendosur atë të jashtëlojës që përdorët në futboll, si shenjë e një performance artistike, inspektorati i kësaj komune reagoi, duke e rikthyer flamurin kombëtar përsëri aty”, ka thënë Mushkolaj. /Telegrafi/