Telegrafi

Mushkolaj: Betejat me gazetarët, janë të humbura (Video)

Analisti Imer Mushkolaj, duke folur për  fjalorin e përdorur nga kryeministri Haradinaj ndaj gazetarëve ditë më parë, e porositi kryeministrin se betejat me gazetarët, janë të humbura.

“Me organizmin e takimit me gazetarët zoti Haradinaj nuk e arriti qëllimin, sepse gazetarët e bojkotuan dhe kjo nuk është një shenj i mirë”, tha Mushkolaj.

Më tej ai tha se Haradinaj nuk është dashur të pres një javë për të kërkuar falje.

“Nuk e kuptoj se pse me aq pa matur me aq pa takti, qysh në fillimin e qeverisjes së tij ai e hap një betejë të panevojshme me gazetarët. Një betejë e humbur. Ata që e kanë sugjeruar zotin Haradinaj se mund ta fitosh këtë betejë, e kanë gabim. Ajo betejë është humbur qysh në ditën e parë”, tha Mushkolaj.

Këto komente Mushkollaj i bëri në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, ku në temën “Pushteti dhe mediat” debatuan analistët:  Imer Mushkolaj, Ernest Luma, Vehbi Kajtazi dhe Muhamet Hajrullahu /Telegrafi/