Telegrafi

Mushkolaj, Beqirit: Kur Alma Lama kaloi nga VV në LDK, për ju ishte në rregull (Video)

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kontestimi i legjitimitetit të deputetëve të PSD-së nuk është veprim fer nga ana e subjekteve politike opozitare.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për LDK-së ka qenë në rregull kur deputetja e atëhershme Alma Lama iu bashkua kësaj partie duke braktisur LDK-në, ndërsa tash PSD-ja nuk ka legjitimitet politik.

“Kur ju bashkohet ndonjë deputetë ose më shumë nga ndonjë subjekt tjetër është në rregull dhe heshtni. Shembull, Alma Lama nga Vetëvendosje kaloi në LDK, askush nuk e kontestoi. Ajo nuk tradhtoi bazën e votuesve. Ndërsa kur dikush shkon nga një parti në tjetrën nuk bën. Partitë politike duhet të kuptojnë se këto raste janë të njëjta”, Iu drejtua Imer Mushkolaj, Ismet Beqirit.

Analisti ka shtuar më tej se edhe nëse LDK-ja fiton zgjedhjet, Thaçi do të mbetet në krye të shtetit dhe do të vazhdojë bisedimet në nivel presidentësh.

“Kam përshtypjen se patatja e nxehtë po i lihet në dorë Hashim Thaçit, pastaj shohim e veprojmë…Kjo marrëveshje qoftë e mirë apo e keqe, do ta trashëgojë vendi”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/