Nevojiten:
* 900 gramë mushkëri viçi
* 2 speca të gjelbër
* 2 speca djegës
* 3 decilitra verë e kuqe
* 3 decilitra supë viçi me katrorka
* 2 lugë gjelle pure domatesh djegës
* 100 gramë miell
* 1 lugë çaji rigon
* 1 lugë çaji piper i kuq i bluar
* 0,5 decilitri vaj
* 2 qepë
* erëza të përziera, piper i zi
Përgatitja:
1. Specat e gjelbër priten në shkopinj të hollë, specat djegës priten në rrathë, ndërsa qepët priten në rriska.
2. Në enë të përshtatshme bashkohen mielli, rigoni, piperi i kuq i bluar dhe përzihen ngadalë.
3. Mushkëritë priten në rriska të holla dhe rrotullohen nëpër përzierjen e përgatitur. Pastaj mushkëritë fërgohen në vaj të nxehtë.
4. Në tigan të veçantë kaurdisen qepët dhe pastaj bashkohen me mushkëritë.
5. Derdhet vera e kuqe dhe supa, shtohen specat e gjelbër dhe specat djegës, pureja djegës e domateve dhe erëza sipas shijes. Të gjitha zihen bashkë 30 minuta në temperaturë mesatare.
6. Të gjitha derdhen në enën rezistuese ndaj zjarrit dhe piqen 20 minuta në furrën e nxehtë në 200˚C.
/Telegrafi/